Transmetuar më 04-08-2020, 20:30

Pandemia do të lërë pasojë për një kohë të gjatë.

Bota po përballet me një “katastrofë gjenerative” për shkak të mbylljes së shkollave gjatë pandemisë së koronavirusit, paralajmëroi Sekretari i Përgjithshëm i KB Antonio Guterres të martën.

“Të kthehen studentët në shkolla dhe institucionet mësimore, duhet të jetë një përparësi kryesore, pasi transmetimi lokal i Covid-19 është nën kontroll”, tha ai.

Guterres shtoi se në mes të korrikut, shkollat u mbyllën në më shumë se 160 vende, duke prekur mbi 1 miliardë nxënës. Edhe Shqipëria futet në vendet që ndërpreu mësimin gjatë pandemisë. Ka një frikë se shkollat mund të mbyllen sërish në vjeshtë, nëse do të ketë një valë të dytë.

Por kjo mundësi po hidhet poshtë nga shumë personalitete.

Po ashtu, të paktën 40 milion fëmijë në të gjithë botën kanë humbur arsimin në vitin e tyre kritik parashkollor.

“Tashmë jemi përballur me një krizë mësimi para pandemisë,” tha Sekretari i Përgjithshëm i OKB.

“Tani ne përballemi me një katastrofë gjenerative që mund të harxhojë potencialin e pashpjeguar njerëzor, të minojë përparimin e dekadave dhe të përkeqësojë pabarazitë e ngulitura".

Pandemia e Covid-19 ka çuar në ndërprerjen më të madhe të arsimit ndonjëherë. Ju bëj thirrje familjeve dhe liderëve kudo në botë të mbrojmë të ardhmen e fëmijëve tanë“, theksoi Guterres.

Anglia ishte e para që hoqi dorë nga ndërprerja e mësimit dhe tha se pavarësisht situatës së COVID, brezi i ardhshëm duhet të përgatitet në shkollë, pasi pasojat, duke iu mbrojtur me fanatizëm pandemisë, mund të jenë edhe më të rënda në të ardhmen.

/NOA.al