Transmetuar më 05-08-2020, 10:05

Moti i keq që ka përfshirë vendin në orët e fundit, ka bërë që deti të jetë i trazuar dhe me dallgë të larta.

Për këtë arsye policia iu kërkon mjeteve lundruese që të mos dalin në det.

Si pasojë e motit të keq dhe detit me dallgë, Policia e Shtetit apelon për të gjithë drejtuesit e  mjeteve lundruese,

peshkarexha, motorë uji , e çdo mjet tjetër lundrues që përdoret me qëllim turizmi, të mos dalin në det deri në qetësimin e  situatës. /a.y/noa.al