Transmetuar më 05-08-2020, 10:22

Zona turistike të jugut të Shqipërisë janë zhytur në errësirë pasi prej orësh mungon energjia elektrike.

Situata në Dhërmi raportohet e nderë. Plazhe dhe rrugë të boshatisura, njerëz të strukur në dhoma, pa energji dhe një pjesë e mirë edhe pa ujë. Për më tepër shtrënguara shiu që përfshinë jugun në mëngjes, kanë bërë që moti të jetë i zymtë dhe i ftohtë me temperatura nën 20 gradë celsius

Pushues që njoftuan tek noa.al, thanë se po përballen me situatë mbijetese në plazh, duke theksuar se këto janë pushimet më të zymta në vite, duke e ilustruar me ndalimin e beach bareve, boshatisjen e lokaleve dhe shezlonëve, si dhe mungesën e turistëve.

Sakaq, për mungesën e energjisë elektrike nuk ka asnjë informacion se kur do të bëhet rikthimi i saj. Noa.al kërkoi të dhëna për arsyet e mungesës së energjisë dhe mësoi se shkarkesat elektrike kanë shkaktuar dëmtim të një shtylle ku po punohet nga ekipet e OSHEE.

Shtylla e dëmtuar në Dhërmi

Siç shihni në foto, si pasojë e shkarkimeve elektrike nga moti i keq me shi dhe stuhi ere është dëmtuar një prej shtyllave elektrike në zonen e ish-kampit të Dhërmiut. Grupet e avarise së OSSH Vlorë po punojnë për eliminimin e defektit dhe rikthimin e energjisë në zonën e plazhit të Dhërmiut, tha OSHEE.