Transmetuar më 05-08-2020, 20:51

Moti gjatë 24 orëve të fundit është shoqëruar me reshje dhe shtrëngata të forta shiu.

Shkarkimi i një rrufeje në malin e Delvinës ka qenë aq i fortë, sa ka djegur një sipërfaqje të madhe pyjore.

Banorët e zonës që kanë kapur pamjet thanë se si pasojë e rrufesë një sipërfaqje e konsiderueshme e pyllit mori flakë, por fatmirësisht filloi shiu dhe zjarri u shua.

Ata kanë kapur momentin kur ra rrufeja si dhe pamjet e vendit të djegur.

Zjarri që u ndez nga rrufeja për fatin e mirë u shua nga shiu që ra, pasi në të kundërt mund të ishte shkaktuar një katastrofë mjedisore për zonën.

/NOA.al