Transmetuar më 06-08-2020, 15:20

16 pacientë e kanë humbur betejën me koronavirusin në Kosovë, sipas të dhënave të 24 orëve të fundit.

Autoritetet shëndetësore raportojnë për 196 raste të reja me Covid, nga 475 testimet e bëra në laborator.

Numri total i rasteve pozitive është 9 mijë e 688, ndërsa jetët e humbura kanë shkuar në 300.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 134 pacientë, duke e çuar në 5 mijë e 908 numrin e atyre që e kanë mposhtur këtë virus.

Gjithsesi situata mbetet kritike, ndaj edhe autoritetet apelojnë për kujdes dhe respektim të masave. /k.k/noa.al/