Transmetuar më 07-08-2020, 14:08

Koronavirusi i merr jetën një fotografi të njohur, Agush Qorri, 80 vjeç, shqiptar i Kosovës.

Qorri është një nga fotografët e parë në Kosovë, por që virusin nuk e përballoi dot.

Lajmin e hidhur e ka bërë me dije një miku i tij, nëpërmjet një mesazhi në rrjetet sociale:

“Të dashur miq, është ndarë nga jeta fotografi i mirënjohur Agush Qorri.

Ju njoftojmë së pas një betejë të shkurtër më COVID-19, Sot në ora 2:15 e mëngjesit në moshën 80- vjeçare është ndarë nga jeta Agush Qorri.

Agush Qorri njihet si fotograf që nga viti 1967 dhe prindi i dy dëshmorëve.

Familjaret kanë njoftuar se për shkak të pamundësisë ceremonia mortore do të bëjnë vetëm me rrethin e ngushtë familjar”. /a.y/noa.al