Transmetuar më 07-08-2020, 16:14

Një person nuk e ka fituar betejën me koronavirusin, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë.

Në 24 orët e fundit, nga 586 testet e kryera, kanë rezultuar pozitivë me COVID 135 raste të reja.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 113 raste në Tiranë, 11 në Durrës, nga 2 raste në Kukës, Vorë, nga 1 rast në Shkodër, Krujë, Has, Kavajë, Vlorë, Tropojë, Kamëz.

Po ashtu janë shëruar 72 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3227, që nga fillimi i epidemisë.

Por situata e rëndë në spitale vijon ende. Aktualisht po trajtohen 122 pacientë, 20 në terapi intensive, dhe 3 në intubim.

Ndërkohë rreth 1 mijë e 600 mjekë familjeje në të gjithë vendin po ndjekin personat aktivë me Covid19 në që janë në banesë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i rikujton qytetarët se:

Vendosja e maskës në ambientet e mbyllura është e detyrueshme. Moszbatimi i kësaj mase është e dënueshme sipas aktit normativ në fuqi. Çdo barrierë mbrojtëse, e bërë edhe në kushte shtëpie, ndihmon në kufizimin e përhapjes së infeksionit.

Maska prej tekstili duhet të mbulojë plotësisht hundën dhe gojën gjatë gjithë kohës.

I bëjmë thirrje qytetarëve të prekur nga Covid19 të respektojnë vetëizolimin, në mënyrë që të mos bëhen burim për përhapjen e infeksionit. /k.k/noa.al/