Transmetuar më 07-08-2020, 21:10

Në fillim të muajit mars ishin shqiptarët që vinin kryesisht nga Italia dhe zyrtarisht prej andej u rregjistrua rasti i parë me COVID, në vendin tonë.

Këto ditë po ndodh e kundërta. Shqiptarët po e rikthejnë virusin në Itali.

Pesë raste të reja të koronavirusit janë regjistruar në provincën e Ternit sot, pas një hetimi epidemiologjik të kryer nga higjiena dhe shërbimi shëndetësor publik.

Të pestë rastet janë të lidhura me infeksione të importuara. Në mesin e infeksioneve të reja, raporton ASL, dy ishin miq të një të riu iitalian nga Stroncone, i cili edhe ai ishte testuar pozitiv.

Të tre janë rikthyer nga jashtë pas një pushimi të shkurtër.

Tani ata janë të izoluar në shtëpi dhe po monitorohen nga shërbimet lokale dhe autoritetet e zonës.

Tre anëtarë të familjes së një gruaje shqiptare që u kthye në Terni, pas një qëndrimi të shkurtër në Shqipëri, u shtruan në spital në departamentin e sëmundjeve infektive, pasi rezultuan gjithashtu pozitivë me Covid -19. Burri dhe dy fëmijët e saj rezultuan po ashtu pozitivë me Covid dhe pas ndihmës mjekësore tani ndodhen në izolim, në shtëpinë e tyre, edhe pse nuk kanë shfaqur simptoma.

/NOA.al