Transmetuar më 07-08-2020, 21:37

Pjerin Ndreu, kryetari i Bashkisë Lezhë, dha një lajm të rëndësishëm, për shëndetin e dy vartësve të tij.

Të prekur prej disa ditësh me Covid-19, Ndreu pas tamponit dhe pëgjigjes së fundit që ata morën, tha sot se e kaluan me sukses sëmundjen. – "Sakrifica që ata bënë është pjesë e seriozitetit që ne kemi si staf, duke vlerësuar situatën për mos infektimin e familjeve dhe kolegëve", – theksoi Pjerin Ndreu.

Vetë Ndreu ishte akuzuar nga ihs-kryeministri Sali Berisha, se edhe ai ishte infektuar. – "Pati dhe ndonjë që me helmin në gjak, bëri statuse pa pikë turpi. Por ne ja dalim gjithmonë, ashtu si Oliana dhe Ermali, dhe kushdo tjetër që  do infektohet nga Covid", – u shpreh Pjerin Ndreu, në një reagim të tij, pak momente më parë, në Facebook.

Postimi i plotë i Pjerin Ndreut:

"Oliana dhe Ermali, dy Zv. Kryetaret e Bashkise Lezhe, kane kaluar me sukses Covid-19. Duke ju uruar shendet te plote, i komplimentoj per korrektesen e treguar duke u izoluar dhe kryer nje karantine serioze.

Sakrifica qe ata bene eshte pjese e seriozitetit qe ne kemi si staf, duke vleresuar situaten per mos infektimin e familjeve dhe kolegeve. Megjithese cdo dite kemi qene ne kontakt per konsulta pune, dhe ata vete nuk kane reshtur se punuari nga shpia duke ndihmuar ne zgjidhjen e problematikave.

Por pati dhe ndonje qe me helmin ne gjak, beri statuse pa pike turpi. Por ne ja dalim gjithmone, ashtu si Oliana dhe Ermali, dhe kushdo tjeter qe do infektohet nga Covid. Urime e mbaresi per te dy. Mezi presim te rikthehen ne pune per te ecur me shpejt ne punet e perditeshme!

/NOA.al