Transmetuar më 08-08-2020, 00:05

Dy vëllezërit Bala ishin të paralizuar dhe lëviznin me karrige me rrota. Ata janë bërë të njohur edhe përmes historisë së tyre në media.

Ata të dy janë shumë të njohur në Durrës, pasi modifikojnë karroca dhe makina, për personat me aftësi të kufizuara.

Ditën e sotme mësohet se ka ndërruar jetë njëri prej tyre, Eljon Bala. Lajmin e ka bërë me dije vëllai i tij Flamur Bala, përmes një shënimi në Facebook.

Eljoni kishte shkuar në Gjermani për t’u shëruar nga një dëmtim në zemër, por e humbi betejën pas 4 vitesh.

Pas lajmit, Flamuri jep njoftimin dhe bën dedikimin prekës për të vëllanë:

NJOFTOJ KREJT TË AFËRMIT, MIQT DHE SHOQËRINË SE VËLLAI IM ELJON BALA IKU NGA JETA

Mezi po gjej forcën që të lajmëroj por disa gjëra janë rregulla njerëzore.

VËLLA TI IKE MË LE KAQ TË VRARË NË SHPIRT, MË LE KAQ TË GODITUR.

LAMTUMIRË O SHPIRTI I VËLLAIT

IKE NË GJERMANI PËR TU SHËRUAR E SOT JE LARG MEJE

PASI LUFTOVE ME DËMTIMET E ZEMRËS, TI NUK IA DOLE DOT PAS 4 VITESH LUFTË.

JU LUTEM NUK MUND TJU PERGJIGJEM KOMENTEVE, MË MERRNI TE NR IM 0676289797".

/NOA.al