Transmetuar më 08-08-2020, 22:49

Është gjetur pas tre ditësh 15-vjeçarja Ergita Liço, e cila humbi kontaktet ma familjarët e saj në Vlorë.

Bëhet me dije se ajo është gjetur në zonën e Fushë-Krujës, ku ishte larguar bashkë me një djalë.

Ishte babai i vajzës ai që u tregoi autoritetetve policore se vajza e tij ishte larguar me një djalë.

Nuk dihet ende identiteti i djalit.

15-vjeçarja u shpall e zhdukur nga familja e saj përpara 3 ditësh. Denoncimin e bëri i ati i saj Miklovan Liço.

Sipas tij  ata kishin humbur kontaktet me vajzën rreth orës 23:30 të mbrëmjes. /k.k/noa.al/