Transmetuar më 09-08-2020, 12:35

Shkrimtari Virion Graçi përmes një statusi në Facebook, mik me Arben Bajon, pedagogu dhe skulptori që u nda sot nga jeta, thotë se është njohur me të në verën e vitit ’86.

I tronditur nga humbja e parakohshme e mikut të tij, Virion Graçi, përmes një reagimi në Facebook, shkruan: Arben Bajo i dha frymën e Tij baltës dhe e Shenjtëroi. I Dritës së Shenjtë qoftë Shpirti i tij I Bukur, I Mirë, I Pavdekshëm".

Postimi i plotë i Virion Graçit:

Ne kete dite gushti qe paska qene e fundit per skulptorin e shquar Arben Bajo kujtoj dhe une ditet e para te nje gushti te larget kur jam njohur me te; ne veren e vitit ’86 shkembeheshim mengjeseve e mbasditeve rruges se pashtruar Votuca-Picar, une duke shkuar ne pune krahu, duke pritur deshperimisht te me dilte e drejta e studimit, ai me nje punesim a praktike te perkoheshme ne qendren e atyshme te kultures, diçka e tille. Pershendetjeve inerciale ‘miremengjes,’ ‘miredita’ iu shtuan buzeqeshjet, kureshtia e pashmangeshme, prezantimet, njohjet e ndersjelleta dhe solidariteti i trishte djaloshar, te dy enderrimtare ne nje toke aq te shkrete, te thate, perveluese…

Dy vite me vone ne Tirane, studente fatlume e miq te afert…

Kam qene me te kur pergatiste skulpturen ‘Vdekja’ (a ‘Pavdekesia’-nuk me kujtohet titulli perfundimtar) punim me te cilin u diplomua ne ILA. Menjehere pas ceremonise se sukseseshme te diplomimit u detyrua te merrte rrugen e mergimit…

E kam takuar rastesisht ne Qafen e Pazarit ca vite me vone, ende emigrant ekonomik ne Greqi; ne 2010 u vendosem ne Tirane dhe jemi pare e kemi qene prane njeri-tjetrit me shpesh…

Me energji, frymezim e perqendrim vetmohues beri me qindra punime, hapi disa ekspozita, solli ne jete dhjetera Ide te Larta Estetike, me qindra Misherime e Perfytyrime te arrira te Se Bukures, te Se Mires; perjtesoi Njeriun ne pergjithesi e kujtimin e shquar Historik te Njerezve te Pervetshem, ne veçanti…

Arben Bajo i dha Frymen e Tij baltes dhe e Shenjteroi. I Drites se Shenjte qofte Shpirti i tij I Bukur, I Mire, I Pavdekshem.

Prehu ne paqe miku yne.

/NOA.al