Transmetuar më 10-08-2020, 21:45

Ndërron jetë si pasojë e infektimit me koronavirus, pedagogu Klement Qerimi.

Pedagogu i Universitetit Politeknik, ka ndërruar jetë në moshën 47 vjeçare.

Qerimi, ishte i intubuar në spitalin Covid.

Lajmi është bërë i ditur nga të afërmit dhe miqtë e tij në rrjetet sociale.

Kujtojmë se Klement Qerimi doli në media pas tërmetit të 26 nëntorit, ku fatkeqësisht përveç shkatërrimit të banesës, humbi edhe shikimin.