Updated; 03-09-2020, 15:57

Telekom Albania po transformohet në ONE Telecommunication. Edhe pak ditë na ndajnë nga data 10 Shtator, dita kur ONE do të jetë zyrtarisht emri ynë.

Ky mund të mos ketë qenë viti më i mirë në jetën tonë, e megjithatë, falë tij po bëhemi më të fortë dhe më të ndërgjegjshëm se çfarë ka rëndësi në të vërtetë.

Për ONE ajo që do të ketë vërtetë rëndësi, jeni JU. Prandaj, ONE do të jetë i përkushtuar ndaj jush duke ofruar shërbimin në mënyrën më të mirë të mundshme.

ONE vjen me PROFESIONALIZËM, duke investuar për të ndërtuar rrjetin më të mirë 4G/4G+ në Shqipëri.

Jemi njohur me nevojat tuaja dhe angazhohemi për të qenë REALË në treg, duke ofruar atë që ju duhet dhe që keni kërkuar për shumë kohë. Së shpejti do të njiheni me ofertat dhe planet tona të reja tarifore dhe jemi të bindur që s’do të mbeteni të zhgënjyer.

Do të vijmë me përvojën më të mirë të klientit në Shqipëri, me dyqane të ri-modeluara me JU në fokus. ONE do të jetë gjithmonë një hap PËRTEJ asaj çfarë kërkoni. Në dyqanet ONE do të gjeni telefonat tuaj të preferuar dhe zgjidhje risi për tregun shqiptar.

ONE vjen me zotimin për NDERSHMËRI dhe me premtimin se do të jemi gjithmonë transparentë dhe të drejtë në marrëdhënien me JU.

Në ONE, ne e pranojmë ndryshimin si një fillim të ri në rrugëtimin tonë së bashku. Do të jemi MIQËSORË në marrëdhënien tonë me JU dhe do të punojmë çdo ditë për ta bërë më të mirë.

Qëndroni me ne, besoni tek ONE! Nisim nga 10 Shtatori rrugëtimin tonë së bashku dhe do të jemi ÇDO DITË MË TË MIRË.