Transmetuar më 20-09-2020, 16:46

Vdes nëna në spital, të cilës dje iu bë një prerje cezariane, dhe u konstatua se edhe foshnja kishte vdekur.

Ngjarja u konfirmua nga drejtoresha e Gjinekologjisë së spitalit “Nënë Tereza” të Shkupit, Viktorija Jovanovska.

Jovanovska informon se nëna e re, e cila ka pasur shtatzëninë e 12-të dhe se deri më tani ajo ka bërë gjashtë aborte dhe gjashtë lindje.

Sipas medieve në Maqedoninë e Veriut, familja e nënës së ndjerë, Lehona, tha se ajo u dërgua dje në Gjinekologji.

Fillimisht u konstatua se gjithçka ishte në rregull, për të cilën ata kanë një dokument siç pretendojnë. Por, siç thonë nga Klinika, gruas iu tha se “Ce Te Ge” nuk është edhe aq e mirë dhe ata i thanë asaj që të kthehej për një kontroll tjetër brenda një ore.

Por kur e kanë kërkuar, ajo ka shkuar pa u paraqitur në shtëpi.

Sipas familjarëve të Lehonës, gjoja i është thënës që sot të shkojë për kontrolle, dy orë pas ekzaminimit të bërë.

Por dje gjatë rrugës për në shtëpi, siç shpjegojnë të afërmit e saj, ajo është përgjakur dhe dërgohet përsëri në spital, pas së cilës ajo iu nënshtrua një operacioni cezarian.

Por nuk mundi dot të mbijetonte as ajo dhe as vajza.

/NOA.al