Transmetuar më 03-11-2020, 17:31

Menjëherë pas sulmit të terrorist dhe zbulimit të identitetit të personit të ekzekutuar nga policia, autoritetet austriake kanë nisur shkëmbimin e informacionit me homologët maqedonas, për të hetuar dhe zbardhur më shumë identitetin dhe rolin e Kujtim Fejzullahut.

Korrespondenti i Euronews Albania në Maqedoninë  e Veriut Benjamin Arifi, zhvilloi një intervistë me  zëdhënësin e Ministrisë së Brendshme, Toni Angelovski për të mësuar më shumë detaje.

Z. Angelovski tha se policia austriake ka kërkuar informacion nga Maqedonia e Veriut për më shumë persona. Konkretisht tha, ai, bëhet fjalë për 3 persona me shtetësi të dyfishtë, austriake dhe nga Maqedonia e Veriut, veç njërit që u vërtetua se është nga fshati Çellopek i Tetovës.

“U janë dërguar të gjitha informacionet dhe ne kemi treguar gatishmërinë se do të qëndrojmë në dispozicion për informacione të mëtejshme nëse kërkohen prej tyre.

I pyetur nëse policia ka informacioni lidhur me faktin se një nga viktimat e sulmit terrorist ishte nga Struga e Maqedonisë së Veriut, zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme tha se në RMV ende nuk ka mbërritur një konfirmim zyrtar nga Vjena lidhur e këtë informacion.

Të paktën katër persona humbën jetën nga një sulm terrorist që tronditi Vjenën mbrëmjen e së hënës, ndërsa 22 të tjerë mbetën të plagosur.

Policia njoftoi të martën se dy nga katër të vrarët ishin gra, ndërsa mes të plagosurve është dhe një oficer policie, ndërsa në pranga janë vënë 14 persona.

Autoritetet besojnë se sulmi u krye nga të paktën një person, i cili u ekzekutua nga policia. Forcat speciale po kërkojnë për autorë të mundshëm të tjerë që mund t’i kenë shpëtuar aksionit.

Të paktën katër persona humbën jetën nga një sulm terrorist që tronditi Vjenën mbrëmjen e së hënës, ndërsa 22 të tjerë mbetën të plagosur.

Policia njoftoi të martën se dy nga katër të vrarët ishin gra, ndërsa mes të plagosurve është dhe një oficer policie, ndërsa në pranga janë vënë 14 persona.

Kancelari i Austrisë Sebastian Kurz dhe ministri i Brendshëm Karl Nehammer mbajtën paraditen e së martës konferencë për shtyp ku dhanë detaje nga sulmi terrorist që tronditi mbrëmjen e së hënës Vjenën.

Gjatë konferencës ministri Nehammer iu shmang pyetjeve direkte rreth identitetit të një prej të dyshuarve si terrorist, i cili u vra, mirëpo pas saj, në intervista për agjenci vendase dhe ndërkombëtare të lajmeve, ai konfirmoi se i dyshuari ishte një 20-vjeçar me dyshtetësi austriake dhe verio-maqedonase.

Agjencia e lajmeve Associated Press (AP) citoi ministrin të thoshte se i dyshuari quhej Kujtim Fejzullahu, me origjinë nga Maqedonia e Veriut, i cili në prill të vitit 2019 ishte dënuar me 22 muaj burg për shkak se ishte përpjekur t’i bashkohej organizatës terroriste të njohur me emrin "Shteti Islamik" në Siri.

Sipas AP-së, në muajin dhjetor të vitit 2019, atij i qe dhënë lirimi i parakohshëm për shkak të moshës. Kjo u konfirmua gjithashtu edhe nga Agjencia Austriake e Lajmeve (APA).