Transmetuar më 14-11-2020, 13:52

Qytetarët shqiptarë nuk kanë nevojë për vizë për të udhëtuar në Guajana që ndodhet në Amerikën e Jugut, dhe Katari në Lindjen e Mesme.

Dy shtete kanë vendosur të heqin vizat me Shqipërinë, ndërkohë që BE nuk lejon qytetarët e Ballkanit të hyjnë lirshëm sapo ka nisur pandemia e koronavirusit.

Guajana, një ish koloni franceze me një popullsi të vogël prej 200 mijë banorësh kufizohet me Brazilin dhe Surinamin, kurse Katari është më i njohur.

Këtë e bën të ditur Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, e cila në një njoftim thekson se Guajana dhe Katari kanë përfunduar procedurat e brendshme ligjore, për hyrjen në fuqi të marrëveshjes për heqjen e vizave me Shqipërinë.

Me anë të një postimi në Facebook, MEPJ njofton se sa i përket marrëveshjes me Guajanën, qytetarët që zotërojnë pasaporta diplomatike, të shërbimit dhe ato të zakonshme do të përjashtohen nga kërkesat për viza hyrjeje, daljeje ose tranziti, për një periudhë prej 90 ditësh brenda 6 muajve.

Për ata që kanë planifikojnë të qëndrojnë përtej këtij afati, u kërkohet ta marrin vizën përkatëse përpara mbërritjes, ose nëse ndodhen në Guajanë të aplikojnë përpara skadimit të 90 ditëve.

Ndërkohë në kuadër të marrëveshjes me Katarin, përfshihen pasaportat e vlefshme diplomatike për palën shqiptare dhe pasaportat e vlefshme diplomatike dhe speciale për palën kontraktuese.

Qytetarët e të dy palëve që janë mbajtës të pasaportave të specifikuara më lart, mund të hyjnë në territorin e palës tjetër pa viza dhe mund të qëndrojnë atje për 90 ditë. Ndërsa, ata që dëshirojnë të hyjnë në territorin e secilës palë për qëllime pune, profesionale ose studimi, janë të detyruar të sigurojnë më parë vizë./a.m/NOA.al