Rama publikon foton e Thaçit, fjalët inkurajuese për të
Transmetuar më 14-11-2020, 21:05

Kryeministri Edi Rama ka postuar një foto të ish-presidentit Hashim Thaçi duke e cilësuar si përkufizimi i lirisë së shqiptarëve të Kosovës.

"Liria e ka një emër", shkruan Rama krahas fotos së publikuar të Thaçit.

Ish-kreu i shtetit të Kosovës ndodhet në Hagë pas akuzave të ngritura nga Prokuroria Speciale për krime lufte.

Bashkë me të në Hagë po përballen me drejtësinë edhe Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Kreu i qeverisë shqiptare, por edhe liderët e tjerë politikë nga Presidenti te kreu i opozitës kanë shprehur mbështetjen për kupolën e UÇK-së.