Transmetuar më 28-11-2020, 15:48

Ushtria greke është pajisur me automjete të reja të blinduara.

Blerjen e automjeteve të para të blinduara 4×4 të tipit M1117 Guardian, mediat fqinje e raportojnë si “dritë jeshile”, çdo do të sjellë më shumë rezultat në mbrojtjen e vendit.

Mundësia për të blerë automjetet e blinduara M1117 Guardian u identifikua nga zyrtarët e Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare dhe që nga ajo kohë ata kanë punuar në heshtje deri në përfundimin e marrëveshjes.

M1117 Guardian është një automjet i zhvilluar në fund të viteve 90 dhe mund të përballojnë edhe një shpërthim të 5 minave dhe predha artilerie 155 mm që shpërthejnë në një distancë prej 15 metra nga automjeti.

M-1117 peshon 13.4 ton dhe është 6 metra i gjatë, 2.6 metra i gjerë dhe 2.6 metra i lartë.

Automjeti është mundësuar nga një motor 8.3 litërsh Cummins me naftë që prodhon 260 kuaj fuqi. Shpejtësia e tij maksimale arrin rreth 100 kilometra në orë.

Versioni i automjetit që do të merret nga ushtria greke do të jetë në gjendje të mbajë pesë persona, ndërsa armatimi që solli kur lëvizte për ushtrinë amerikane përfshinte një mitraloz 12,7 mm dhe një granatëhedhës automatik 40 mm Mk.19.

/S. H   /NOA.al