Transmetuar më 08-12-2020, 16:50

CNN ka publikuar një video që tregon atë e cila konsiderohet “mbjellje” e reve nga avioni, dhe më pas bie shi.

Kjo teknikë synon të ndryshojë sasinë dhe llojin e reshjeve përmes shpërndarjes në retë e substancave kimike që veprojnë si bërthama kondensimi për të nxitur reshjet.

Substancat më të përdorura janë joduri i argjendit dhe akulli i thatë (dioksid karboni i ngrirë).

Teknika nuk është aspak e re: midis marsit 1967 dhe korrikut 1972 ushtria amerikane, gjatë operacionit Popeye, mbarësoi Vietnamin e Veriut me argjend të jodizuar, dhe konkretisht Gjurmën Ho Chi Minh, në mënyrë që të zgjaste sezonin e musoneve.

Pas këtij operacioni, sezoni i shirave u zgjat midis 30 dhe 45 ditësh. /k.k/noa.al/