“Kur*ë, thikën n’fyt”, ambasadorja Vlora Çitaku denoncon kërcënimin e pazakontë
Transmetuar më 22-12-2020, 18:12

Ambasadorja e Kosovës në ShBA, Vlora Çitaku kërcënihet në rrjetet sociale nga një person me emrin Emir Hoxha.

Ajo publikoi mesazhin kërcënues që i ka ardhur në Instagram.

“Asnjëhere nuk e kam pa të nevojës as t’i raportoj e as t’i publikoj mesazhet si ky më poshtë. Dorën në zemër, kur i kam parë të tjerët duke i publikuar e raportuar, më është dukur, ndoshta edhe pa të drejtë, si një nevojë për protagonizëm e viktimizim”.

“Sot vendosa me e ndryshu kursin. Çdo mesazh si ky më poshtë do ta raportoj në polici. Në facebook nuk ju lodhi. P.S Nuk po ndihem e ofendume”, shkroi Çitaku.

Ajo ka reaguar menjëherë pas sulmit fizik ndaj gazetarit Valon Syla. Çitaku përmes një postimi në Facebook tha se kjo është turp. Sipas saj, mundesh mos me u pajtu me mendimin e tij, por jo të sulmohet.

“Turp. Me Valonin mundesh me u pajtu, ose jo. Por me e sulmu per mendimin e tij eshte e papranueshme”, ka shkruar Çitaku.