Transmetuar më 28-12-2020, 14:32

Në Kosovë është menduar të shpërndahen na 100 euro për çdo qytetar dhe jo duke u bazuar në kategori të veçanta.

Deputeti i AAK-së, Gazmend Abrashi ka kërkuar që në buxhet të përfshihen edhe shpërndarja nga 100 euro për çdo qytetar.

Abrashi thotë se mënyra më e lehtë e shpërndarjes së parave është nëse qeveria do të bazohet në numrin e anëtarëve të familjes.

“Kjo do të jetë ndihmë direkte gjithëpërfshirëse bazuar në numrin e anëtarëve të familjes. Kjo mënyrë e shpërndarjes së mjeteve do të jetë e lehtë”, ka theksuar ai.

Shpërndarja, sipas tij, do të bëhet përmes Bashkive.

Abrashi tha se AAK-ja mbështet miratimin e projektbuxhetit./a.m/NOA.al