Transmetuar më 13-01-2021, 22:33

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një të miture ka ndodhur në Maqedoninë e Veriut.

Aksidenti ka ndodhur në Tetovë, në bulevardin “Video Smilevski-Bato”.

Një e mitur 6-vjeçare, ka gjetur vdekjen pasi dyshohet se është goditur nga një makinë.

Vajza dyshohet se është përplasur nga makina “Golf” e drejtuar nga një 30-vjeçar nga fshati Falishe.

Nga goditja vajza ka marrë lëndime të rënda ndërsa, ndersa edhe pse është dërguar në spital ajo nuk ka arritur tu mbijetojë plagëve.

Drejtuesi i mjetit është arrestuar, ndërsa po punohet për dokumentimin e plotë të shkaqeve të aksidentit./noa.al/