Transmetuar më 20-01-2021, 20:07

Këngëtari Alban Skënderaj, përmes një postimi të gjatë, ka dhënë mendimin e tij lidhur me kritikat se sot bota po shkatërrohet, ndërsa shpesh thuhet se ishte dikur më mirë. Të paktën sa u përket vlerave, sidoemos në art, apo muzikë ku ai bën pjesë, ai duket se e quan si proces progres-zhvillimi të njerëzimit dhe jo problem.

Alban Skënderaj megjithatë pranon se rrjetet sociale dhe zhvillimi i mediave kanë bërë që kjo dukuri të përhapet më shumë dhe të dalin në pah shpesh edhe anti-vlera.  Ai e quan një problem botëror dhe ka dhënë shembuj të shumtë, megjithëse kritika më e shëndoshë është e lidhur me “abuzimin dhe falsifikimin e vlerave” në Shqipëri, që nuk ndodh në vend të tjera, siç ndodh për shembull, shitet dhe blihet e drejta në gjykata, Kuvend, Administratë, gara e ndershme në ekonomi etj.

Po ashtu, sikurse diplomat që shiten dhe blihen me shumicë dhe pa karar nëpër universitete, kësaj dukurie nuk i ka shpëtuar as arti dhe muzika, që shet pseudoartistë si vlera, apo edhe sporti me ekipet tona sportive, që i shesin vazhdimisht ndeshjet, derisa penalizohen nga ndërkombëtarët.

Postimi i plotë i Alban Skënderaj:

U ngacmova nga nje emision mbreme ku dikush komentonte se si njerezimi po shkon drejt regresit ne vlera, kulture, art, ekonomi, demokraci etj. Po e ndiqja dhe me erdhi deshira te thoja timen meqe e sotmja ndryshe nga e djeshme ma lejon.

Eshte thjesht nje shkrim spontan dhe me dashamiresi keshtu qe mos e paragjykoni e aq me teper mos u merrni me drejtshkrimi…

Ne kete periudhe jo te lehte qe po kalon njerezimi shpesh here  komentohet gjithcka si negative e regresive. Ne te vertete kam vene re gjithmone qe nje kategori e caktuar njerezish ka tendencen te vleresoje te shkuaren e kritikoje te tashmen.  Ndoshta do te ishte mire here pas here te kthejme koken prape e te krahasohemi me veten. Ku ishim, ku jemi e ku po shkojme!

Nderkohe qe rreth gjysma e Europes ishte nen komunizmin totalitar “veteshkatrrues” sot jeton ne nje demokraci dhe pse te brishte por dhe nje mirqenie me te larte krahasuar me shkuaren.

Shpesh degjoj edhe nga shqiptare por dhe te huaj “eh dikur ishte me mire, tani bota po shkaterrohet”.

Kur ka qene realisht me mire se sot ne kete bote? (Flas ne nivel global e jo raste te vecuara)

Mos ndoshta kur e gjithe lindja i perkulej diktatoreve dhe popullesite vuanin jo vetem per lirine e fjales, artit e kultures por edhe per buken e gojes. Apo per tu hedhur nga ana tjeter e botes kur ne perendim njerezit me ngjyre shtypeshin ne rruge e vareshin ne litar. Mos ndoshta ne lindjen e mesme ne kohen e Gjeneraleve diktatore apo dhe me pare me luftrat shekullore fetare e territoriale (qe per hir te se vertetes ende vazhdojne ne disa shtete). Apo dhe me perpara akoma kur gjysma e boten ishte koloni qe shtypej, masakrohej e shfrytezohej nga 3 apo 4 perandori qe pasuroheshin mbi kurrizin e tyre. Jo qe ende nuk ndodh ne forma te tjera edhe sot por eshte larg nga si ka qene!

Po te drejtat e grave? Kane qene ndoshta me mire dikur?

A e dini qe vetem mbas luftes se dyte boterore grate kane filluar te votojne ne shtete si Italia e Franca!?

Sot disa te perkedhelur ndoshta nga e shkuara komentojne se bota ka humbur vlerat, padrejtesia e korrupsioni mbreteron. Ka humbur dashuria etj!

Per cfare po flasim?

Njerezimi nuk ka bere anjehere me te vertete prapa. Eshte joshur, ka provuar, edhe ka gabuar e deshtuar por ka mesuar dhe eshte ringritur gjithmone duke perparuar! Eshte ne natyren e gjerave.

Nostalgjiket por mbi te gjitha te perkedhelurit e sistemeve asnjehere nuk e pranojne te rene. Thjesht per faktin se jane te specializuar ne ate realitet dhe e reja i tremb, i lekund dhe e konkuron. Cdo fushe ne vetevete perparon dhe s’mund te ndodhi ndryshe. Patjeter ka faza tranzicioni. Ka tentativa qe deshtojne por ne afatgjate cdo gje permiresohet. S’mund te jete ndyshe!

Shikoni muziken boterore me disa shembuj klasik.

Kur Elvis Presley doli ne skene per here te pare mendoni se u prit mire nga te gjithe? Gjysma e Amerikes sidomos ajo konservatore u skandalizua dhe revoltua, u ndje e fyer. “C’eshte ky djale me nje pamje prej te cmenduri qe kendon me klithma dhe ben keto levizje te pamoralshme” komentonin.

Kur dolen Beatles, Rolling Stones, Led Zeppelin etj. Mendoni se pervec mases se te rinjeve pjesa tjeter e botes i priti me krahe hapur ne kuptimi e shijes dhe se rese?! E kunderta! “Kitara me drive, tastiera te zhurmshe, solo delirante, bateri shurdhuese, floke te gjata, rroba te cudishme, lakuriqesi, droge, skandaloz e te pamoralshem”. Keto ishi disa nga komentet qe nje pjese e madhe e “te rriturve serioze e me vlera” te asaj periudhe.

Me pas, koha shume nga keto legjenda i vuri ne piedestal te muzikes moderne boterore sic ishte e drejt te ndodhte.

Historia vazhdon perseritet ne te mire e ne te keqe. Njerezit sot ankohen per muziken. S’eshte me si dikur. Po! E vertete! Por muzika dikur konsumohej vetem nga elita e cila injoronte qe egzistonte dhe 90% e botes e cila jetonte ne mizerje si ekonomike ashtu dhe sociale e politike. Ata jo vetem nuk mund te konsumonin e blinin muzike “elitare” por as pyeteshin apo konsideroheshin ndonjehere. Sot ky monopol eshte thyer prandaj shkelqen dhe mbizoteron muzika “per te varfer”. Sepse tani edhe nje coban me dhi diku atje lart ne mal mund te thoje te tijen ne muzike e jo vetem. I mjafton nje smartphon dhe pak internet dhe te jep shikimet ne yotube, komentet dhe votimet neper charts e katapulton industrine. “Intelektualet” qe mendojne se ishte kaq shume me mire dikur ne te vertete nuk kane dashur e nuk duan te pranojne egzistencen e kesaj kategorie njerezish qe gjithmone ka egzistuar por kurre nuk ju eshte dhene mundesia dhe e drejta te thone te tyren ne cdo fushe. Ky akses NE CDO PERIUDHE do krijonte nje realitet tjeter!

Une personalisht nuk preferoj ne art shijen e stilin “fastfood” e as mbeshtes konceptin e konsumizmit sic ben nje kategorie te madhe njerezish sot ne te gjithe globin.

Por nese duhet te bere dicka per ta ndryshuar kete realitet se pari ajo kategori njerezish duhet pranuar nga “kritiket” si faktor real e i pamohueshem sot ne treg. Kane te drejt si “elita” te zgjedhin filmat e tyre, kengetaret e tyre, qofte edhe te votojne liderat e tyre etj. Une mendoj qe ne nje kendveshtrim te gjere ky eshte nje perparim ne vetevete sepse kesaj pjese se shoqerise nuk i eshte dhene kurre me pare kjo mundesi dhe pse ata kane qene aty gjithmone.

Nese e keni humbur fillin e bisedes per momentin jam ende duke folur ne nivel global 😄

Eshte pak si te jesh sot i bardhe ne Amerike apo Angli e te ankohesh perse krimi dhe papunesia eshte me e larte tek njerezit me ngjyre! Mbasi u skllaveruan me shekuj padrejtesisht eshte minimumi qe sot si fillim te pranosh pasojat e te investohesh qe te ndreqesh te tashmen duke pranuar e njohur te shkuaren. Edhe pse procesi eshte me i ngadalshem nga c’duhet sot pershembull Amerika gjendet ne nje realitet social tjeter me te mire e kurresesi jo me te keq. Me nje ish President Afroamerikan, nje Zevendes Presidente me ngjyre e shume e shume shembuj te tjere. Kjo gje ishte e paimagjinueshme vetem para pak dekadash kur afroamerikanet mbijetonin e protestonin per te drejtat e tyre elementare.

Pra, problemet qe has sot bota nuk jane pak e jane ende sfida te medha por jane LARG nga te thenit “Bota s’eshte me si dikur”.

Sot jetojme pandemine si cmenduria dhe drama me e madhe qe i ka ndodhur ndonjere botes (dhe patjeter qe eshte tragjike) por te mos harrojme qe vetem para pak dekadash gripi spanjoll vrau rreth 50 milion ne te gjithe boten. Dhjetra miliona njerez u masakruan ne 2 Luftra Boterore te pergjakshme. Madje sidomos ketu ne Europe, “ne zemer te civilizimit”.

E imagjinoni? Flas per Gjermanine qe pushtonte Francen apo Anglia qe bombardonte Italine per te dhene disa shembuj. Pa folur per luften e ftohte, renien e bashkimit sovjetik, lufta ne Bosnie, Croaci, Kosove e sa shume akoma. Sot ende thone “kane humbur vlerat” “ku po shkon bota”? Me vjen te qesh kur e degjoj 😆

“Qytetet tona s’jane me si dikur” thone ketu tek ne ne Shqiperi, “jane mbushur me te ardhur nga fshatrat”. Eshte e lehte te jetosh ne nje “fllucke”, nje “parajse imagjinare” e te besh sikur nuk e di duke jetuar me realitetin tend te ngushte nderkohe qe 80% e popullit tend jetonte pikerisht ne fshat me analfabatizem te larte dhe kushte te veshtira. A thua nje pjese e mire e atyre qytetarve qe ankohen nuk e kane prejardhjen nga fshati! 😁

Pra, nje gjyshi i tyre duhej te shkeputej me sakrifica nga fshati ne qytet qe ata sot ta quajne veten qytetare.

Po fundja dhe keta qytetare qe jane larguar nga keto qytete qe kane humbur “indentitetin” kane ikur diku ne nje vend me te mire, per nje jete me te mire besoj.

Jetojne diku ku me siguri degjojne per veten te njejten gje nga qytetaret e atij vendi.

Prandaj te mos behemi egoiste e te kuptojme e pranojme qe Shqiperia te balancohet si shoqeri eshte e drejte qe ata 80% te bashkeatdhetareve qe dikur jetonin neper fshatra te thelle pa asnje akses sot me drejte te kene zbritur ne qytete ku ata dhe brezat e ardhshem te kene rregulla me te mira, infrastrukture, socializim, shkolla, teatro, e kushte me te mira ne pergjithesi nga ato qe kane patur per te perparuar te gjithe si shoqeri.

Edhe per ata qe thone bindshem qe rrjetet sociale vetem po e shkatrrojne boten!

Ne kete teme kam edhe une pakenaqesite e skepticizmin tim por prape besoj forte qe NJEREZIT NE AFATGJATE NUK MUND BEJNE ASNJEHERE PRAPA.

Rrjetet sociale kane plot te keqija jam dhe une dakort, por kane bindshem me shume te mira ne fund te dites dhe tani dua te fokusohem pikerisht tek ato.

Mendoni per muziken.

Dikur nje shtet sidomos perendimor kishte 2 apo 3 shtepi te medha diskografike dhe 2 apo 3 televizone te fuqishme dhe aty ishin nje dore njerezish qe vendosnin. Po te mos kaloje ne siten e ketyre pak personave nuk ia dilje dot kurre te kishe sukses e te degjoheshe nga masa edhe pse ti mund te kishe talent e vlera te medha ose mund te ishe thjesht shume karakteristik dhe i pelqyeshem nga nje mase e madhe e publikut.

Sot s’ka me nje monopol te tille. Ose te pakten eshte dobesuar shume.

Sot secili ka dritaren e tij, televizionin e tij, kanalin e tij. Punon, ka ide, ka talent, eshte interesant apo komunikon direkt me publikun, eshte kreativ apo provokon, pelqehet, mbeshtetet, ecen, ia del. Pa paragjykuar ate qe ben e si e ben. Ka dhe nga ata qe jane shume te diskutueshem per nivelin e tyre dhe perbejne ndoshta realisht problem por te mirat nuk vijne kurre pa disa pasoja apo efekte anesore. Rendesi ka nga anon peshorja.

Tani shijet muzikore jane te diksutueshme. Nuk mund te prentendosh qe dikush qe s’ka patur kurre mundesine dhe pavaresine te zgjedhi apo te ndikoje ne shijet e muzikes boterore si pershembull ne qytetet e lagjet e varfra te Amerikes Latine apo te Afrikes e Indise te preferoj rryma Psicodelica, Jazz apo Electronic Music.

Le t’ju jepet edhe atyre njehere mundesia sic eshte duke ndodhur e te behen pjese e sistemit midis globizimit. Te kene te drejte te barabarte zgjedhjeje e pastaj shijet me kalimin e kohes mund te evoluojne. Te besh sikur kjo kategori njerezish nuk ka egzistuar asnjehere dhe sot te thuash qe BOTA KA BERE HAPA PRAPA vetem sepse rrjetet sociale kane dhene mundesine te jete faktor te gjithe pa perjashtim eshte vetem hipokrizi.

Ne te vertete ne nje kendveshtrim pak me te thelle ashtu si dhe ne fusha te tjera edhe ky duhet pare si perparim. Perparim ne shkalle te gjere e jo vetem per “eliten” qe ankohet se ishte me mire dikur kur kontrollin dhe monopolin e kishin vetem ata.

Merrni biznesin!

Sot edhe nga shqiperia nese je kreativ mund te sheses produktin tend kudo ne bote. Dikur ishte e paimagjinueshme!

Me kujtohet kur te gjitha bizneset prisnin ne rradhe tek nje apo dy televizione per reklamuar produktin tyre me shifra marramendese. Sot ato para qe shkonin tek nje grusht njerezish shkojne ne dhjetra e qindra personazhe publike, artiste, prezantues, sportiste, blogere etj qe kane “televizionet” e tyre si hapsire qe krijon diversitet duke i thyer disa monopole klasike. Disa nga keta e meritojne me shume e disa me pak por ka me shume diversifikim e pavaresi.

Nuk mohoj qe ka ende shume probleme. Por a ishte vertete me mire dikur?

Flasim per lajmin!

Patjeter, ka lajme te rreme, ka abuzime. Ka nga ato portale qe shkelin cdo moral per disa shikime me shume por ne afatgjate edhe kjo s’mund te jete me keq se sa e shkuara. Dikur ishin 2 apo 3 gazeta te medha kombetare me pronaret e tyre qe te ofroni lajmin dhe lajmi ISHTE AI! Lajmi ishte monopol. Ishin Superfuqi. Si individ nuk kishe mundesi te beje dot kerkim me te thelle per te verteten. Si personazh publik nese permendeshe, akuzoheshe apo perbalteshe nuk replikoje dot duke dhene versionin tend per ceshtjen ne fjale. Sot ke dritaren tende dhe qindra e mijera ndjekes ku mund te shprehesh opinionin tend.

Flasim per krimin, skandalet, aferat korruptive, dhuna ne rruge e familje etj. Teknologjia ben te mundur ne kohe reale te dokumentosh me fakte duke denocuar padrejtesite. Pa patjeter ka ende shume probleme dhe kaq nuk mjafton sepse duhet mbi te gjitha nje sismet drejtesie me i mire. Por a ka qene vertete me mire?

Reflektimi im eshte eshte shume njerezor se sa politik apo historik.

Mendoni kur “bota kishte lezet” sa padrejtesi te cdo lloji kane kaluar pa u vrejtur e ndeshkuar per shkak te rrethanave dhe kushteve dhe mospasjes se teknologjise se sotme.

E kuptoj. Dikush thonte qe rrjetet sociale sollen nje si Tramp ne pushtet dhe kjo solli destabilitet te papare ne USA. Nuk eshte me mire te thellohemi e te kuptojme qe Trump eshte vetem shkendija qe ndezi qe Amerika mbart prej shume kohesh ne shoqerine e saj. Njerezit mund te rrembehen te shtyre nga propaganda por ne fund te dites asnjehere nuk jane budallenj, ata mesojne edhe nga gabimet e tyre dhe permiresohen. Fatkqesisht ndonjehere duhet te derdhet gota per te kuptuar e per te pare ne sy te verteten. Mbas shiut e stuhise gjithmone del dielli!

Problemi qe njerezimin e mundon te gjej paqen ne perditshmerine e tij eshte qe njeriu si qenie nuk eshte ende gati te perballoj emocionalisht lajmet ne shkalle globale. Pra ndryshe nga e shkuara sot informohesh per gjithcka e nga kudo ne kohe reale. Eshte normale qe eshte e tepert te perjetosh brenda dites djegien e Amazones, nje sulm terrorist ne Angli, nje termet ne Turqi, nje proteste ne Venecuela etj etj etj..

Te krijohet ideja qe bota po shkatrrohet cdo dite e me shume kur ne te vertete keto fenomene gjithmone kane ndodhur por ti nuk kishe aksesin e lajmit me figure e ze dhe si pasoje as perjetimin qe ke sot.

Me pak fjale ajo qe doja te beja midis ketij shkrimi eshte t’ju percillja pak pozitivitet dhe me shume besim tek njerezimi dhe tek e ardhja :)))

Une e mbylla per kete vit me shkrime, shihemi kismet mot me shkrimin e rradhes hahaha …

Shendet paci ..

/a.m/NOA.al