Transmetuar më 22-01-2021, 14:35

Krahët dhe këmbët të kryqëzuara, gjakftohtë dhe i ulur në karrigen e tij të palosshme, me xhaketën e rëndë dhe dorezat e malit, Bernie Sanders sigurisht që nuk kaloi pa u vënë re gjatë ditës së inaugurimit të Joe Biden si president i SHBA-ve.

Dhe në mediat sociale, krijuesit e memeve, kanë ironizuar qëndrimin e tij. Senatori i Vermontit, një nga përfaqësuesit më të rëndësishëm të krahut radikal të Partisë Demokratike, është bërë subjekti më i popullarizuar dhe protagonist absolut i kolazheve gazmore edhe mes yjeve të Hollivudit.

Nga Sharon Stone, në skenën e kultit të qëndrimit seksi te filmi "Basic Instinct", te Demi Moore, me montimin e një fotoje, në të cilën Sanders zëvendëson Patrick Swayze i cili e përqafon ndërsa ajo krijon vazon prej balte. /e.a/noa.al.