Transmetuar më 26-01-2021, 06:57

Banka e Shqipërisë për nevoja të plotësimit të vendeve vakante të punës, shpall për konkurrim vend të lirë pune për pozicionin e punës “Punonjës me arsim të mesëm/Përpunues fondesh” në Zyrën e Përpunimit të Fondeve, Sektori i Administrimit të Parasë pranë Departamentit të Emisionit (DE).

Detyrat sipas përshkrimit të punës së pozicionit të lartpërmendur, ndër të tjera, përfshijnë:

-Zbatimin e rregullave që burojnë nga kuadri rregullativ që normon veprimtarinë e Zyrës Përpunimit të Fondeve në procesin e transportit dhe sistemimit të fondeve me vlera monetare;

-Përdorimin dhe mirëmbajtjen e makinerive dhe pajisjeve në përdorim për transportin dhe sistemimin e vlerave monetare.

Ndër kriteret që duhet të plotësojë kandidati për pozicionin e lartpërmendur “Punonjës me arsim të mesëm/Përpunues fondesh”, janë si më poshtë vijon:

-minimumi arsim i mesëm i përgjithshëm ose profesional;

-aftësi komunikuese dhe integritet i lartë në raport me punën.

-aftësi për të kuptuar dhe zbatuar rregulloret, udhëzimet, procedurat, manualet dhe vendimet që normojnë aktivitetin e proceseve ndihmëse në strukturat e tjera të DE;

-aftësi për të punuar në grup dhe nën presion;

-aftësi komunikuese dhe integritet i lartë në raport me punën;

-eksperienca profesionale në punë në veprimtari dhe/ose fusha të ngjashme me pozicionin e punës përbën avantazh.

Dokumentet e kërkuara:

Kandidatët që do të aplikojnë për konkurrim duhet të paraqesin dokumentet e mëposhtme;

-Jetëshkrimi (Curriculum Vitae);

-Letër motivimi/interesi e cila përmban arsyet dhe pritjet e kandidatit i cili kërkon të punësohet pranë Bankës së Shqipërisë;

-Diplomë të shkollës së mesme dhe lista e notave;

-Dëshmi të ndryshme kualifikimi (në qoftë se ka);

-Deklaratë prezantuese/reference nga eprori i tij, punëdhënësi i fundit;

-Raporti i aftësisë në punë;

-Vërtetim nga prokuroria, gjykata dhe dëshmi penaliteti, ku të vërtetohet që nuk jeni i dënuar ose në ndjekje penale;

-Certifikatë e gjendjes familjare;

-Fotografi 2 (dy) copë;

-Fotokopje e kartës së identitetit;

Kandidatët mund të paraqiten çdo ditë pranë Departamentit të Burimeve Njerëzore të Bankës së Shqipërisë në adresën Sheshi Skënderbej nr.1 Tiranë për të tërhequr formën e aplikimit, ose mund ta shkarkojnë atë në link-un e mëposhtëm në faqen zyrtare të institucionit në internet që e gjeni këtu.

https://www.bankofalbania.org/Punoni_me_ne/Mundesi_punesimi/Vendim_nr_21_Per_miratimin_e_rregullores_Per_marredheniet_e_punes_te_personelit_te_Bankes_se_Shqiperise.html

Konkurrimi në Bankën e Shqipërisë bëhet në bazë të proçedurave të miratuara nga Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë me tre faza:

1.Në fazën e parë, bëhet përzgjedhja e kandidatëve që do t’i nënshtrohen testimit me shkrim dhe me gojë e cila konsiston në verifikimin nëse dokumentacioni i paraqitur nga çdo kandidat vërteton plotësimin e kërkesave të përgjithshme dhe të kërkesave specifike, të përcaktuara në shpalljen për konkurrim. Vetëm kandidatët që plotësojnë këto kërkesa, i nënshtrohen fazave të mëtejshme të konkurrimit;

2.Në fazën e dytë zhvillohet testimi me shkrim:

1.për nivelin e njohurive të përgjithshme;

2.për nivelin e njohurive profesionale.

Në qoftë se rezultati i testimit me shkrim është nën nivelin minimal të përcaktuar, kandidati nuk kualifikohet për fazat e mëtejshme të konkurrimit;

3.Në fazën e tretë zhvillohet intervistimi me gojë i kandidatëve, i cili synon të evidentojë formimin e përgjithshëm si dhe vizionin personal mbi statusin dhe veprimtarinë e Bankës.

Dokumentacioni të paraqitet brenda datës 08.02.2021. Pas kësaj date nuk pranohet asnjë dokument.

-Kandidati, i cili dëshiron të konkurrojë, mund të paraqitet çdo ditë pranë Bankës së Shqipërisë, për t’u njohur me kriteret e vendeve të punës të shpallur për konkurrim dhe për të plotësuar kërkesën përkatëse sipas formatit të miratuar nga Banka e Shqipërisë;

-Dokumentacioni i kërkuar të dorëzohet në Bankën e Shqipërisë, i mbyllur në zarf me adresën përkatëse dhe të jetë i plotësuar sipas kërkesave të mësipërme.

(Kujdes: Dokumentacioni duhet të jetë origjinal ose fotokopje e noterizuar. Mosparaqitja e plotë e dokumentacionit sjell skualifikim të kandidatit).