Transmetuar më 23-01-2021, 10:40

Sistemi diellor është formuar në dy faza: kjo është hipoteza e sugjeruar nga të dhënat e reja dhe një simulim, i aftë të shpjegojë shumëllojshmërinë midis planetëve më të brendshëm shkëmborë, Mërkurit, Venusit, Tokës, Marsit dhe atyre të gaztë, siç është Jupiteri.

Rezultati, i publikuar në revistën "Science", është nxjerrë nga studiuesit e ekpit të të koordinuar nga Tim Lichtenberg, i Universitetit Britanik të Oksfordit.

"Sistemi diellor i brendshëm, i cili u formua më herët dhe është më i thatë dhe sistemi diellor i jashtëm, i cili u formua më vonë dhe është më i lagësht, nuk janë njësoj për shkak të dy rrugëve të ndryshme evoluuese", – vuri në dukje Lichtenberg.

Kjo, shtoi ai, "hap rrugë të reja për të kuptuar origjinën e atmosferës së planetëve të ngjashëm me Tokën".

Vëzhgimet e fundit mbi disqet e pluhurit dhe gazrave, që formohen rreth yjeve të porsalindur, kanë treguar se në rajonin e diskut, ku lindin planetët, mund të ketë nivele turbulencash, të tilla që ndërveprimet midis kokrrave të pluhurit në disk dhe ujit, mund të shkaktojnë dy shpërthime të ndryshme të formimit të tullave të planetëve.

E para ndodh në rajonet më të brendshme të sistemit planetar dhe e dyta ndodh më vonë, në një rajon më të largët.

Dy episodet e dallueshme të formimit, përcaktojnë mënyra të ndryshme gjeofizike të evolucionit: në rajonin e brendshëm dhe më afër yllit, tullat e planetëve pësojnë dehidrim të shpejtë, ndërsa në rajonin e jashtëm, ato mbeten më të lagështa, raporton Noa.al, duke cituar agjencinë e lajmeve, "Ansa".

Për ta vërtetuar këtë, studiuesit zhvilluan një simulim të formimit të sistemit diellor, duke treguar se me të vërtetë ndryshimi midis planetëve të brendshëm shkëmborë dhe atyre të gaztë të jashtëm, mund të shpjegohet, nëse këta planetë kanë lindur në dy faza të ndryshme.

"Planetët e rinj të sistemit diellor të brendshëm, – thekson Lichtenberg, – u nxehën shumë, zhvilluan oqeane të natyrës së brendshme, formuan shpejt bërthama hekuri dhe përmbajtja e tyre fillestare e elementeve të paqëndrueshëm, u avullua, duke i bërë ata të bëhen planetë të thatë". /e.a/noa.al/