Transmetuar më 26-01-2021, 16:41

Reperi përfundon në telashe: ai u denoncua dhe u arrestua pasi kishte rrahur partneren e tij, duke e goditur atë me shkop, aq sa e kishte gjakosur.

Reperi italian i njohur si "fratellì" u arrestua dje.

Akuzat ndaj tij janë shumë të rënda. Këngëtari, që mban emrin Algero Correttini, përfundoi pas hekurave për keqtrajtim në familje, dëmtim të rëndë personal dhe posedim të drogës.

Siç raportohet nga mediat,  ai kishte rrahur të dashurën madje e kishte goditur me një shkop, dhe ajo e gjakosur kishte thirrur nënën e saj, e cila, pastaj, nga ana tjetër lajmëroi për ndihmë./a.m/NOA.al