Transmetuar më 28-01-2021, 22:33

Rutina shpesh e zbeh jetën seksuale, ndersa ajo që ju duhet është vetëm pak kohë për dy.

Por çfarë duhet të bëni që ta mbani "gjallë" pasionin për seks?!

Ekspertë këshillojnë pushime.

Ja pse duhet të bëni pushime në çift:

Jeta juaj është bërë rutinë

Pavarësisht nëse keni një familje apo jo, zgjoheni, visheni, punoni, vraponi për të bërë punët, përgatitni darkën, shikoni një film dhe më pas shkoni në shtrat. Por kur jeni me pushime me gjysmën tuaj të zemrës, atëherë nuk ka absolutisht asnjë rutinë. Keni kohë të bëni atë që ju pëlqen, kur ta dëshironi. Nuk ka detyrime, vetëm spontanitet. Do të ndani përvoja dhe ndjenja të reja.

Intimiteti nuk është vetëm një fenomen natyror

Është emocional, mendor, shpirtëror. Ai përfshin shkëmbimin mes vetes tonë dhe personit që kemi në krah. Ndërthuren mendimet, frika, por edhe trupi. Gjatë pushimeve keni kohë për biseda më të thella, të cilat mund të çojnë në intimitet fizik.