Transmetuar më 02-02-2021, 15:57

Aktori i njohur i humorit, Ermal Mamaqi ka kërkuar ndjesë për aktivitetin, ku grumbulloi me dhjetëra njerëz më datë 30 janar në Tiranë, në një trajnim, duke shkelur rregullat kundër Covid-19.

Kundrejt çdo rregulli anti-Covid, humoristi që drejtoi aktivitetin harroi edhe respektimin e distancimit fizik, apo dhe mbajtjen e maskës.

Ai është gjobitur nga autoritetet, ndërsa shuma e gjobës nuk është bërë publike ende.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Mamaqi është justifikuar duke thënë se në trajnim erdhën më shumë njerëz nga sa e kishin planifikuar dhe e kishin të vështirë që të mos i pranonin brenda.

“Miq të dashur, ju kërkoj ndjesë për shqetësimin që ju është krijuar nga fotoja e aktivitetit”.

“E di që situata që po kalon i gjithë planeti është shumë sfiduese”.

“Më falni Miq që nuk jam modest, por nuk mund ta mbaj vetëm  për vete diçka që e di me siguri se tranformon jetën tuaj dhe e bën atë më të bukur dhe me vlerë”, shkroi ndër të tjera Mamaqi.

/a.m/NOA.al