Transmetuar më 04-02-2021, 19:30

Arkimed Lushaj, i njohur me emrin artistik Stresi, prej disa kohësh është shpallur në kërkim policor. Ai mësohet se ka qenë në Londër kohët e fundit, ndërkohë që nga jashtë vendit ka bërë së fundmi publik një mesazh.

Stresi i cili organizoi protestat që u nxitën nga vrasja e 25 vjeçarit Klodjan Rasha ka shprehur pakënaqësi nga disa miqtë e tij, të cilët tha se i janë kthyer në armiq.

“Çdo mik çdo shok qe mu shëndrrua në armik”.

“Dijeni mirë!

“Më ka urryer që nga dita e parë… sepse unë ndoshta përulem para tyre por nuk nënshtrohem sepse jetoj me krenari Dhe dinjitet…. ju se keni këtë gjë. Mua s’më bëjnë përshtypje (Armiqtë)”, tha Stresi në reagimin e tij.

/a.m/NOA.al