Transmetuar më 06-02-2021, 18:35

Ardit Çuni tregoi se kur  ka kryer marrëdhënie për herë të parë dhe ka qenë në shtator të vitit 2011.

“Të jesh 15-16 vjeç, aq më tepër në kohën tonë kur jemi rritur, se tashmë i dinë që 12, është pak e çuditshme dhe shumë gjëra janë të pazbuluara, kështu që thjesht ishte një vajzë që ishim të lidhur (thonjëza) dhe thjesht ndodhi. Ishim në një vend shumë interesant, në qendër kulturore. Unë në atë kohë shkoja shumë, sepse jam marrë me shumë aktivitete kur kam qenë adoleshent”- rrëfeu Çuni.

|Përpos emocioneve të një eksperiencë të parë dhe ndrojtjes ndaj së panjohurës, artisti duhet të përballonte një situatë akoma më të sikletshme. Të kapurit mat!”, – tha ai i ftuar në Prive.

“Gjëja më funny (gazmore) është pjesa kur na ka kapur drejtori i qendrës kulturore. Ajo është një ndër sikletet më të mëdhaja që mund të kem patur në jetë, është diçka që ka mbetur në memorie” – shtoi Ardit Çuni.

I pyetur nëse ka patur më mbrapa kontakte me vajzën, ai u shpreh:

“Nuk e kam parë më që një vit mbrapa, s’më ka rastisur”.

/a.m/NOA.al