Një debat i ashpër nisi mes Atdheut dhe Antonelës pasi kjo e fundit e përmendi se refuzoi takimin me Ledjanën se kishte një takim me një vajzë dhe donte t’ja jepte si shembull Andit.
Por e gjitha shkaktoi debat të fortë që zgjati edhe gjatë publicitetit.
“Doja të sillja një shembull që Atdheu u kritikua se refuzoi Ledjanën, kur realisht kishte takim me një vajzë tjetër dhe e refuzoi për atë qëllim. Doje të sillje atë qëllim”, – i tha Antonela.
Atdheu u përgjigj se, “nuk ka të bëjë po mos e hap si temë se e kam sqaruar me Ledjanën”.
“Pse ta anashkaloj Ledjanën për një vajzë tjetër, s’jam ashtu lloj barboni unë?
“Ça ka lidhje barbonlleku këtu?”, – i tha Antonela në debat ndërsa Atdheu e pyeti se “pse këtij i lejohet të dalë me dy goca e mua jo”.
“E ke trunin këtu apo jo?”, – i tha Antonela, ndërsa ata të dy janë përfshirë në një debat të ashpër në Për’puthen, ku situata u tensionua më shumë pas fjalës “kafsha”.
Pjesë nga debati me Antonelën:
Antonela: O kafsha…
Atdheu: Mos më thuaj mua kafshë, pasjellshme.
Antonela: Ok më fal, u bëra e sjellshme tani.
Atdheu: Kjo të thotë kafshë, ai tjetri eskortë, ça u bë këtu…
Arjani: E kisha për Andin, jo për ty.
Elvisi: E kishe për ne të gjithë.
Atdheu nuk hezitoi të linte studion por u kthye më pas duke u treguar i prerë për gjithçka: “Është hera e fundit që kthehem në studio, Eskortë as kam qen e as jam, nuk shitem e nuk blihem, mjaft me këto ofendime. Është hera e fundit që duroj kështu ofendimesh”.
/a.m/NOA.al