Transmetuar më 14-02-2021, 11:10

Rrallë borë bie në Tiranë ndaj shumë njerëz po e shijojnë atë duke sfiduar atë e duke u përpjekur ta shpërfillin disa orë pandeminë.

Kastriot Hajdeni me pasion për fotografinë ka kapur disa momente të një ditë të veçantë për kryeqytetin, që mëngjesi e gjeti të zbardhur nga dëbora.

Janë këto foto që ai ofron për lexuesit e “NOA.al” dhe i gjeni në galeri.

Sot është edhe Shën Valentini, një ditë e veçantë për të dashuruarit.

Një ditë ku duket se moti u rezervoi dhuratën më të bukur: dëborën për të festuar. /a.m/NOA.al