Zgjedhjet në Kosovë/ Mbështetësit e Vetëvendosjes “nisin festën”
Transmetuar më 14-02-2021, 21:22

Pas mbylljes së procesit të votimit, Lëvizja Vetëvendosje, e cila sipas Exit-polleve pas mbylljes së vendvotimeve del parti fituese e zgjedhjeve të sotme, ka nisur festimin para selisë së saj në Prishtinë.

Menjëherë pasi ora shënoi 19:00, kur edhe mbyllen vendvotimet, para selisë së kësaj partie janë hedhur fishekzjarrë.

Instituti PIPOS ka publikuar të dhënat nga sondazhi i kryer sot.

Sipas këtij instituti Lëvizja Vetëvendosje ka dalë e para me 41,8%, PDK me 16,5%, LDK 15,2%, AAK 7,2% dhe Nisma 2,6%.

Sipas kësaj përqindje, PIPOS ka nxjerr edhe numrin e vendeve që do të kenë partitë politike.

Është "LVV" që do të ketë 52 deputetë, PDK 20, LDK 19, AAK 9, dhe komunitetet 20 deputetë.