Transmetuar më 14-02-2021, 22:14

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve deri tani ka numëruar afro 400 mijë vota. Bazuar në këto shifra Vetëvendosje renditet e para me 47.94, PDK me 18.49, LDK 13.60

Ndërsa Nisma mbetet jashtë pragut pasi ka siguruar vetëm 2.77 përqind.

Për t’i parë rezultatet LIVE, klikoni këtu.

Kosova votoi

Sot në të gjitha komunat u mbajtën zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës. Të gjitha qendrat e votimit u hapën në orën 07:00 dhe u mbyllën në orën 19:00.

Sipas listës përfundimtare të votuesve, numri i qytetarëve me të drejtë vote ishte: 1 milion e 794 mijë e 862 votues, të cilët ishin të shpërndarë në 888 qendra votimi me gjithsej 2 mijë e 382 vendvotime.

Dalja në këto zgjedhje ishte 46.90, që krahasuar me zgjedhjet e vitit 2019 është më e lartë, pasi më 2019, dalja kishte qenë 44.18 për qind.

Numri i përgjithshëm i vëzhguesve të akredituar, vendas dhe ndërkombëtarë është 29 mijë e 200 vëzhgues.

Sipas listës, KQZ-ja ka akredituar: 18 ambasada me 146 vëzhgues; 6 organizata ndërkombëtare dhe institucione me 37 vëzhgues; 1 institucion publik me 43 vëzhgues; 26 organizata jo-qeveritare vendore me 1 mijë e 713 vëzhgues; 23 subjekte politike 26 635 vëzhgues; dhe 63 media vendore dhe ndërkombëtare me 626 vëzhgues.