Transmetuar më 19-02-2021, 13:53

Ndalimeve për shkeljen e masave anti-Covid në 24 orët e fundit, duket se nuk i kanë shpëtuar as personazhe të njohura në vendin tonë.

Siç shihet edhe në foto, mes njerëzve që këshillon apo gjobit policia, është parë edhe gazetari dhe moderatori Ardit Roshi.

Në foto dallohen dy efektivë të Policisë së Shtetit teksa flasin me Roshin, i cili është pikasur pa maskë në fytyrë.

Njëri prej tyre mban në dorë bllokun e gjobave, por nuk dihet nëse moderatori e ka marrë një të tillë.

Roshi duket i qetë, ndërsa dallohet me një cigare në gojë dhe me kufje në vesh.

Sipas një njoftimi të policisë, gjatë 24 orëve të fundit, patrullat e përgjithshme kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 3.000 lekë, 950 shtetas që janë konstatuar pa maskat mbrojtëse anti-Covid. /e.a/noa.al/