Transmetuar më 23-02-2021, 08:51

NASA ka publikuar një video spektakolare të uljes së sondës të saj "Perseverance", e para në llojin e saj, pas mbërritjes së misionit në Mars.

Klipi, pak më shumë se tre minuta i gjatë, zbulon imazhe të kamerave të shumta të vendosura në pozicione të ndryshme, pasi sonda hyn në atmosferën e planetit të kuq.

Njëra tregon vendosjen e parashutës supersonike, një tjetër – nën sondë – tokën e Marsit që po afrohet dhe dy të tjerë, sonda që prek tokën, e varur nga tre kabllo mbajtëse.

Sidoqoftë, asnjë tingull apo problem nuk u regjistrua gjatë zbarkimit mbresëlënës. /e.a/noa.al/