Transmetuar më 23-02-2021, 19:10

Shtëpia automobilistike e Sant’Agata Bolognese ka arritur një marrëveshje me organizatat sindikaliste që ofron stimuj për punonjësit afër pensionit dhe punësim për të rinjtë në vitin 2021.

Si funksionon

Punonjësit që pothuajse kanë arritur kërkesat për pension mund të zgjedhin nëse të vazhdojnë ose jo me planin e daljes.

Ndërmarrja i garanton ish punonjësit mbajtjen e të njëjtit nivel page, përfshirë siguracionin shëndetësor, për dy vite, deri në arritjen e kërkesave të pensionit.

Do të mbulojë diferencën mes papunësisë dhe rrogës.

Pra ai që do ta lërë ndërmarrjen nuk do të humbasë asnjë euro.

Dhe, në të njëjtën kohë, Lamborghini do të zëvendësojë të gjithë punonjësit në ikje me punëtorë të rinj me kohë të pacaktuar.

Asnjë vend pune nuk do të humbasë, siç theksojnë sindikalistët, mëson allnews.al.

Objektivi është pikërisht që të “ gjenerojë me kalimin e viteve një dinamikë pozitive të alternimit të gjeneratave”.

Nga njëra anë  të vlerësosh eksperiencën e atyre që janë në prag pensioni, nga ana tjetër të lehtësojë hyrjen të po aq të rinjve në ndërmarrje.

“Sidomos në një periudhë sfidash të mëdha si ajo aktuale, mendojmë se mbështetja për konkurrencën në ndërmarrje të kalojë nëpërmjet shpejtimit tëbproceseve të ndryshimit”, ka komentuar Umberto Tossini, Chief Human Capital Officer di Automobili Lamborghini.

Nga këtu puna jonë e vazhdueshme për të investuar në kompetenca të më të rinjtë, motorë të zhvillimit tonë të ardhshëm, në planin e njohjes së aspektativave dhe të drejtave të atyre që i afrohen periudhës së pensionit”.

Lamborghini mes ndërmarrjeve “Top Punësues” në Itali

Sot Lamborghini është mes ndërmarrjeve më të lakmuara nga punonjësit italianë.

Ka më shumë se 1800 punëtorë, të shtuar me 10% në vitin 2020 dhe me 70% në 5 vitet e fundit.

Në vitin 2021 ka marrë çmimin “Top Employers Italia” për të tetin vit radhazi.

Punonjësve u ofron vizita mjekësore falas, kurse formacioni, shërbime për gratë shtatëzëna, me një benefit dhe një çmim prodhimi prej 3500 eurove, me mundësinë për të zgjedhur mes më shumë parave në rrogë apo më shumë kohë të lirë./noa.al/