Transmetuar më 28-02-2021, 12:49

Dy ekranet kryesore të vendit tonë paralelisht zhvilluan spektakle konkurrente që kanë pasur si temë njohjet mes të rinjve.

Murati, konkurrenti i “Për’puthen” po kërkon nuse, ndërsa Meri, finalistja e “Love Story” e cila u përzgjodh nga Saimiri shpreson që jetë ajo nusja e ardhshme e “princit të kaltër”.

Por në rrjetet sociale dhe mediat rozë kanë qarkulluar foto dhe video të lidhjes mes Muratit dhe Merit.

Murati është një nga djemtë i cili ka hyrë në “Për’Puthen”, për të gjetur partneren e jetës, ndërsa ka zhvilluar takime me Melisën dhe Sindin. Ndërsa Meri u zgjodh pak ditë më parë nga Saimiri si vajza me të cilën do të vazhdonte njohjen.

Djali që vjen nga Turqia, por që jeton prej vitesh në Tiranë ka nisur të pëlqehet nga publiku. Murati punon si parukier, ndërsa në takimin me Sindin, ai vuri në pah xhelozinë e tij.

Ashtu si Atdheu që u pa me një nga vajzat e emisionit “Love Story”, edhe Murati nuk ka mbetur pas.

Në disa foto që po qarkullojnë në rrjet, Murati shihet pranë Meri Murrizit, vajzës që ashtu si Murati edhe ajo doli në ekran për të gjetur burrë.

Nuk dihet ende se kur është njohur dyshja, apo çfarë lidhje kanë mes njëri-tjetrit, ndërsa lind pyetja nëse Murati ka qenë i lidhur me Merin, apo fotoja që është publikuar, është thjesht një rastësi!?

Ka zëra që thonë se ata kanë qenë të fejuar, megjithatë asnjëri prej tyre nuk ka folur rreth kësaj, qoftë edhe për ta përgënjeshtruar.

Kujtojmë se Saimiri i “Love Story” gati një javë pasi është mbyllur spektakli është takuar dhe ka ndarë vetëm një foto në kafe me Merin. Ai më pas është rikthyer në Gjermani, kurse Meri ka qëndruar në Shqipëri, duke e lënë në pikëpyetje të madhe njohjen e mëtejshme, aq më tepër martesën e premtuar.  Saimiri dhe as Meri nuk kanë ndarë ndonjë foto, mes tyre, për t’u njohur me familjet e tyre para vendimit. Për më tepër pas mbylljes së spektaklit, mësohet se Saimiri është takuar më shpesh me producenten e spektaklit, Ilda Lumanin, sesa me Merin, të cilës i premtoi thjesht njohje, por jo martesë.

Kujtojmë se pati aludime të shumta se Saimiri njihej me finalisten tjetër, Generdën, para spektaklit, pasi banojnë të dy afër njëri-tjetrit në Gjermani. /a.m/NOA.al