Transmetuar më 05-03-2021, 22:03

Saimir Kasemi pak ditë pas mbylljes së spektaklit “Love Story” ka ndarë disa foto ku shfaqet i vetëm.

Ai nisur nga ky fakt është pyetur nga ndjekësit e shumtë në Instagram, si “ku e le Merin o gentelmen”. Dikush tjetër e ka pyetur:  “A të  la gruaja”.

Ky i fundit ka reaguar ndaj këtyre aludimeve, duke kthyer një përgjigje publike nëpërmjet një postimi në InstaStory.

“Të dashur ndjekës të faqes sime! Faleminderit për pyetjet dhe interesin që keni për marrëdhënien time me Merin! Unë Merin nuk e mbaj në xhep me vete…jetojmë në kohë pandemie dhe ajo nuk vjen dot në Gjermani për momentin. Jemi për bukuri me njëri-tjetrin! Rrini të qetë! Love Story mbaroi! Tashmë gjithçka është e jona! Private. Po përpiqemi ta njohim më shumë njëri-tjetrin, dhe përveç të tjerave kemi dhe sprovën e distancës…! Faleminderit për mirëkuptimin”, ka shkruar ai.

Saimiri është shfaqur i vetëm në një restorant në Romë, aty ku preferoj të takohej me Merin, para natës finale.

Sakaq, Meri në koment i ka bërë disa “emoji” dhe vetëm kaq.

Janë ngritur dyshime të forta, se pavarësisht zgjedhjes së Merit në finale, Saimiri pas mbylljes së spektaklit ka mbetur beqar.

Megjithatë, këto dyshime mbeten për t’u parë. Deri tani nuk ka ndonjë fakt, prej të cilit mund të besohet se Saimiri dhe Meri janë bashkë. Çka kjo shihet edhe nga reagimet e shumta në rrjet. /a.m/NOA.al