Transmetuar më 06-03-2021, 15:39

Gazetarja Zhaklina Lekatari me hapjen e blogut të saj, ku trajtohen çështje të lidhura me erosin, ajo është cilësuar edhe si vajza që thyen ‘tabu’.

E ftuar në “Nuk është karantinë”, Zhaklina ka folur për stërvitjen dhe kohën që kalon në palestër, duke theksuar se marrëdhënia seksuale, sipas saj, nuk hyn te ushtrimi fizik, por shërben për të çliruar hormonet.

E pyetur nga moderatori Eni Shehu, se cilët janë djemtë që kryejnë marrëdhënie seksuale më mirë, gazetarja ka thënë me plot humor: “Ata që janë të dobët dhe të shëmtuar”.

Më tej, ajo i është përgjigjur edhe pyetjes se cili është pozicioni që kërkon më shumë kalori.

“Nëse është djali, është kur ai e mban te krahët vajzën se normalisht do më shumë kalori”, tha Zhaklina, e cila njihet për përgjigjet e drejtpërdrejta dhe pa komplekse./a.m/NOA.al