Transmetuar më 07-03-2021, 15:02

WhatsApp sfidon Zoom dhe Skype, duke sjellë për përdoruesit mundësinë për të realizuar thirrje me video edhe përmes kompjuterit.

Në vitin e fundit kemi parë një rritje të fortë të thirrjeve në WhatsApp, shpesh edhe për biseda të gjata,  shpjegon kompania.

31 Dhjetorin e kaluar kemi regjistruar rekordin për numrin më të madh të thirrjeve të bëra në një ditë me 1.4 miliardë e thirrjeve zanore dhe video.

Meqenëse shumë njerëz janë ende larg të dashurve dhe shumë po përshtaten me mënyra të reja të punës në distancë, ne duam që bisedat në WhatsApp të jenë sa më të ngjashme me bisedat personalisht, pa marrë parasysh se çfarë pajisje ka përdorur ose vendin në planetin ku je, shpjegon më tej kompania.

Mbetet për t’u parë se kur do të konkretizohet ky projekt. /k.k/noa.al/

Burimi i lajmit: Ansa.it