Transmetuar më 18-03-2021, 14:16

Një ngjarje e rëndë ndodhi një ditë më parë në Spitalin e Strugës, ku një nëne të re nga Dibra e Madhe e Maqedonisë së Veriut i janë hequr tre organe, pas lindjes.

Pas ngjarjes është shkarkuar drejtorin e spitalit, Muhamed Asani. Lajmin e ka dhënë ministri maqedonas i Shëndetësisë, Venko Filipçe, në një konferencë urgjente për shtyp.

“Unë mora një vendim për të formuar një komision të ri. Drejtori aktual i spitalit në Strugë, Muhamed Asani, do të pushohet nga puna. Një drejtor i ri do të emërohet në periudhën e ardhshme”, ka thënë ministri Filipçe.

Ministri është shprehur se ka marrë edhe vendim për të formuar komisionin e ri për rastin e nënës nga Dibra, të cilës, pas lindjes, dyshohet se tre organe të shëndetshëm i janë hequr.

Drejtori i shkarkuar i spitalit të Strugës Muhamed Asani, ka reaguar në rrjetet sociale në lidhje me rastin e nënës së re nga Dibra, e cila pas lindjes së foshnjës në Strugë, u tha se ka dalë nga spitali pa veshkë, mitër dhe vezore.

Asani thotë se gjatë punës së tij në rastin me Jilldis Veaposka, nuk ka pasur asnjë gabim, duke akuzuar portalet dhe segmente të caktuara që duan të njollosin figurën e tij 30-vjeçare në mjekësi.

Ish-drejtori për të hedhur poshtë pretendimet e ngritura mbi ngjarjen tronditëse, u shpreh se nuk është e mundur që një gjinekolog të heqë veshkën.

/a.m/NOA.al