Transmetuar më 21-03-2021, 19:13

Zëdhënësja e re e PD-së, Floriana Garo, është përfshirë në polemika në distancë me Top Channel, pasi në të njëjtën kohë ajo dhe televizioni pretenduan të kundërtën.

Dy orë më parë, FLoriana Garo, teksa po udhëtonte në Rrugën e Kombit, publikoi një video ku shihej se udhëtimi i saj përshkruhej nga moti i keq dhe me dëborë.

Madje edhe rruga ishte e mbuluar nga dëbora.

“Rruga e Kombit në këto kushte atmosferike, tej mase e rrezikshme…. Asnjë bore pastruese…për çfarë paguhet kjo takse rrugësh 5 euro?! Turp!!!”, tha Floriana krahas videos.

Por televizioni kombëtar “Top Channel” pasqyroi borëpastrueset duke thënë se nga jugu në veri po pastronin dëborën. Artikulli i referohej të dhënave të ARRSH-së.

“Me falni Top Channel për ndërhyrjen, po unë kam vetë probleme me qarkullimin sepse nuk ka ASNJË  bore pastruese në drejtimin për në Tiranë… të paktën mos gënjeni!”, tha Floriana.

Ish-Miss Albania u rikthye pak kohë më parë, për të nisur punë si zëdhënëse e PD-së në kohë fushate./a.m/NOA.al