Transmetuar më 24-03-2021, 13:17

Miriam Cani dhe Alban Skënderaj kanë festuar plot 14 vite bashkë.

Këngëtarja e ndau me ndjekësit këtë lajm të gëzueshëm nëpërmjet një postimi në rrjete sociale.

Ajo publikoi një pjesë të këngës “Let me die with you”, të cilën e ka kënduar bashkë me bashkëshortin e saj vite më parë.

“14 vite me ty. Të dua më shumë se ç’mund ta përshkruajnë fjalët Alban Skënderaj!”, shkroi Miriami krahas videos.

Ardhja në jetë e dy fëmijëve, vajzës Amelia dhe djalit, Duam,duket se  e ka ridimensionuar raportin e çiftit.

Miriam tha se përpiqet të jetë një nënë sa më shumë prezente dhe një grua me disa dimensione, pasi mendon se duhet gjetur gjithmonë një balancë midis familjes dhe punës, fëmijëve, bashkëshortit dhe karrierës.

Përsa i përket muzikës, çifti ka në plan që të vijë me një tjetër bashkëpunim./a.m/NOA.al