Transmetuar më 24-03-2021, 14:41

Anxhela Peristeri do të të përfaqësojë Shqipërinë këtë vit në “Eurovision”.

Ajo feston sot ditëlindjen me ‘siglën’ e festivalit në tortë.

Artistja ka publikuar në llogarinë e saj në Instagram foton e tortës së madhe që i kanë përgatitur, mbi të cilën shkruhej: “Edhe 100 Angela, ‘Eurovision’ konkursi i këngës, Rotterdam 2021”.

Anxhela mbush sot 35 vjeçe dhe ka treguar se mosha është vetëm një numër për të.

Këngëtarja ka marrë urime pafund nga miqtë, kolegët dhe fansat e saj, disa prej të cilave i ka publikuar në Instastory.

Anxhela do të këndojë këngën e titulluar “Karma” dhe për më tepër në shqip. Ajo tha se ky version e bën këngën të duket më bukur dhe nuk i humbet vlera e tekstit.

Para festivalit Europian të Këngës mësohet se këngëtares i është dashur që të udhëtojë drejt Suedisë për të mësuar se si të qëndrojë para kamerave.

Gjatë një inetrviste të dhënë disa ditë më parë, Peristeri tha se prindërit kanë qenë shtysa e saj më e madhe gjatë gjithë rrugëtimit, si artiste, ashtu edhe në jetë./a.m/NOA.al