Transmetuar më 03-04-2021, 02:03

Do ta keni vënë re se në këmbët tuaja ka lëkurë të varur, të çara apo kallo. Por jua sigurojmë ky trajtim me aspirinë dhe limon do ju habisë.

Përbërësit janë të lehtë për tu pasur në shtëpi dhe nuk janë agresivë me lëkurën tuaj dhe parandalojnë edhe aromën e pakëndshme të këmbëve.

Përdorimi i kësaj recete parandalon edhe problemet nga myku apo kërpudhat bakteriale, informon noa.al.

Përbërësit që ju nevojiten janë vetëm 5 kokrra aspirina si dhe lëngu i një limoni.

Vendosini 5 aspirinat në një enë për shtypjen e hudhrave dhe shtypini derisa të kthehen në pluhur.

Nëse nuk e keni këtë enë, lagini aspirinat që të zbuten dhe shtypini me një pirun. Shtoni aty lëng të një limoni dhe përziejini derisa të arrini një masë homogjene.

A jeni gati të ekspozoni këmbë të bukura? Fërkojini këmbët me këtë përzierje dhe mbajeni për 5-10 minuta.

Pas shpëlarjes me ujë të vakët, përdorni krem hidratues. Duhet ta ktheni këtë përbërës në rutinën tuaj të bukurisë për këmbët e do të shikoni ndryshimin.