Transmetuar më 03-04-2021, 17:08

I njohur gjerësisht në Kosovë si Kobra, Dibran Hoxha është përfshirë në një sherr në një qendër tregtare të njohur në Prizren dhe më pas është arrestuar.

Mësohet se përleshja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 21:35.

Arsyeja e këtij konflikti midis Kobrës dhe personit tjetër të pa i identifikuar deri më tani nuk dihet ende.

Sipas dëshmitarëve që kanë njoftuar edhe policinë, sherri ka nisur me kërcënime brenda një lokali.

Kobra dhe shtetasi tjetër janë zënë barbarisht me grushte.

Personi që u dhunua nga Kobra ka pësuar lëndime të rënda në trup.

Policia rajonale në Prizren ka nisur hetimet, ndërsa pritet zbardhja e konfliktit.

Pak kohë më parë Dibran Hoxha ishte i ftuar në “Shqipëria Live”, pasi pretendoi se ishte i dënuari për 198 vepra penale.

Ai tha me mburrje se ishte në gjak me 70 familje.

/a.m/NOA.al