Kurti emëron 8 zëvendësministra dy javë pas marrjes së detyrës
Transmetuar më 03-04-2021, 23:45

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në javën e dytë të marrjes së detyrës ka emëruar tetë zëvendësministra të qeverisë së tij.

Njoftohet se Kurti i ka përgëzuar zëvendësministrat e rinj për pozitën, duke iu uruar suksese në plotësimin e detyrave dhe përgjegjësive të tyre.

Ndërkohë që deri më tani, me vendim të kryeministrit të Republikës së Kosovës Albin Kurti, janë emëruar 11 zëvendësministra.

Zëvendësministrat e emëruar janë:

Getoar Mjeku, zëvendësministër i Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë,

Nita Shala, zëvendësministre e Drejtësisë,

Gazmend Salijević, zëvendësministër për Komunitete dhe Kthim,

Adnan Redžeplar, zëvendësministër i Mbrojtjes,

Sejnur Veshall, zëvendësministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit,

Almir Veliji, zëvendësministër i Zhvillimit Rajonal,

Avod  Dješević, zëvendësministër i Administrimit të Pushtetit Lokal,

Qazim Rrahmani, zëvendësministër i Financave, Punës dhe Transfereve.